Futbollisti i Sportingut dhe lojtari i kombëtares uruguaiane, Manuel Ugarte, pritet të vazhdojë karrierën në PSG, raportojnë mediat portugeze.
Ugarte (22-vjeçar) luan si mesfushor dhe në Sporting mbërriti në vitin 2021 nga skuadra portugeze Famalikao për 10.5 milionë euro.
Futbollisti uruguaian ka një kontratë me klubin nga Lisbona deri më 30 qershor 2026. Mediat portugeze raportojnë se PSG kërkon të aktivizojë klauzolën e blerjes në kontratën e futbollistit të Lisbonës, e cila arrin në 60 milionë euro, transmeton Fol Drejt.