Në Ministrinë e Punëve të Brendshme është pritur një delegacion nga Ministria e Punëve të Brendshme e Francës, të shoqëruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, z. Olivier Guerot.
Ky takim është mbajtur në kuadër të bashkëpunimit të vazhdueshëm që kanë dy Ministritë e
Punëve të Brendshme, me qëllim të thellimit të këtij bashkëpunimi në fusha specifike të interesit
të përbashkët, përcjell Fol Drejt.
Theks i veçantë i është kushtuar nevojës për një dialog ndërinstitucional për zgjerimin e
bashkëpunimit, përfshirë këtu fushën e sigurisë dhe të migrimit, si dhe bashkëpunimin policor.
Gjithashtu, u theksua se bashkëpunimi bilateral mes dy ministrive ka kontribuar në qëndrimin
pozitiv të Francës për Liberalizimin e Vizave për Kosovën, me ç’rast përfaqësuesit e MPB-së së
Republikës së Kosovës i falënderuan delegacionin francez për mbështetjen e dhënë në këtë
proces.
Ministria e Punëve të Brendshme shprehu gatishmërinë që në bashkëpunim me autoritetet
franceze të shtohen veprimet e përbashkëta, shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fushën e
migrimit, sigurisë, si dhe luftës kundër korrupsionit dhe krimeve tjera./FolDrejt/