Kazuyoshi Miura, futbollisti profesionist më i vjetër në botë në moshën 56-vjeçare, ka zgjatur qëndrimin e tij me skuadrën portugeze të nivelit të dytë Oliveirense, njofton BBC, transmeton Fol Drejt.
Ish-sulmuesi japonez iu bashkua Oliveirense si huazim në janar nga Yokohama dhe do të vazhdojë me ta në këtë bazë për një kohëzgjatje të pazbuluar.
Miura ka luajtur vetëm 28 minuta futboll këtë vit, të shpërndara në tre paraqitje zëvendësuese.
Yokohama dhe Oliveirense kanë të njëjtët pronarë japonezë./FolDrejt/