Raketa balistike ndërkontinentale që Koreja e Veriut lëshoi mëngjesin e sotëm, pas ankesave për aeroplanët spiun amerikan, fluturoi për 74 minuta – koha më e gjatë e fluturimit e regjistruar ndonjëherë.
Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Mbrojtjes japoneze, raketa udhëtoi në një lartësi prej 6000 kilometrash me një rreze veprimi prej 1000 km përpara se të ulej në ujërat midis Gadishullit Korean dhe Japonisë, raporton Sky News.
Koreja e Jugut e quajti lëshimin e raketës një “provokim serioz”./FolDrejt/