Adriano Galliani, drejtori menaxhues i Monzas, foli për mikrofonat e “TG2” për kushtet e mbrojtësit të ekipit të tij, Monzës, Pablo Mari i përfshirë në sulmin e supermarketit në qendrën tregtare Assago.
“Fatkeqësisht mora një lajm të tmerrshëm, ka vdekur arkëtari i supermarketit. Përsa i përket Pablo Mari ai kishte një plagë mjaft të thellë në shpinë, deportuese, e cila megjithatë nuk preku organet vitale si mushkëritë apo të tjerat.
Ai nuk është në rrezik për jetën, sigurisht që ka probleme por duhet të shërohet sa më shpejt, ka muskuj të dëmtuar. Ai është i vetdijshëm, më thanë se infermierët po e operojnë”, është shprehur drejtori sportiv i Monza.
Përveç Gallianit, në spital ka shkuar edhe trajneri Palladino, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka dashur të shkojë te shoku i tyre, por janë ndaluar për të mos krijuar rrëmujë./FolDrejt/