Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë dhe shtatë fishekë në Graqanicë.
Rasti është raportuar gjatë ditës së djeshme, rreth orës 04:55, transmeton Fol Drejt.
Policia ka njoftuar se konfiskimi i pistoletës u bë gjatë kontrollit të veturës së të dyshuarit, mashkull kosovar.
Rasti shkon në procedurë të rregullt hetimore./FolDrejt/