Me klubin e futbollit GC Shkëlzen Gashi (30) fitoi Kupën, kurse më Baselin përveç që ishte golashënuesi më i mirë rrëmbeu edhe vendin e parë. Poashtu ai ishte protagonist edhe me Kombëtaren në fitoren kundër Armenisë dhe kualifikimit në Kupën e Europës, informon foldrejt.com.
Tashmë ndodhi e papritura – deri në fund të vitit sulmuesi 30 vjeçar nga Cyrihu është pa klub, por e mira është se nga kontrata mund të marrë edhe një milion franga.
“Ju faleminderit për gjithë emocionet dhe devotshmërinë! I uroj gjithë klubit një sezonë fantastike,” shkruan Gashi në rrjetet sociale.
Me ligjet e reja amerikane, kufizohen ndjeshëm lojtarët e huaj – kështu që Gashi e ka të pamundur të aktivizohet.
Gjatë aktivizimit me Denverin, Gashi, ka fituar dy milion franga bruto në vit, kurse shënoi 14 gola dhe gjashtë asistime. Njëri nga golat u shpall edhe «Goal of the Year».
Gashi tashmë është shprehur se e ndjen “mungesën” e Zvicrës dhe mbase së shpejti do kthehet në ndonjë klub helvet./Foldrejt.com