Të gjithë e dimë shumë mirë se ushqimi që hamë ka një ndikim të madh në shëndetin tonë. Ashtu siç ka ushqime që janë të mira për ne, ka edhe ushqime që duhet t’i shmangim.
Është e njëjta gjë me fëmijët tanë. Ushqimi që u japim mund të ndikojë vërtetë në rritjen dhe zhvillimin e tyre, veçanërisht kur janë ende foshnje, përcjell Fol Drejt.
Siç shpjegojnë gastroenterologët për NHS, ka ushqime që nuk ua japin kurrë fëmijëve të tyre të vegjël dhe të njëjtën gjë ua rekomandojnë edhe prindërve të tjerë.
Ata pretendojnë se ushqimet e mëposhtme mund të jenë shumë të dëmshme për fëmijët për disa arsye. Domethënë, disa ushqime dobësojnë imunitetin e fëmijës, disa ndikojnë keq në zhvillimin e tij kognitiv, ndërsa disa mund të çojnë në probleme me tretjen apo stomakun. Këto janë ushqimet që gastroenterologët nuk u japin kurrë fëmijëve të tyre të vegjël:
- ushqim i kripur
- mish i përpunuar
- ëmbëlsirat
- ushqime të pasura me yndyra të ngopura
- arra
- kokoshka
- disa lloje djathi (brie, gorgonzola, djathë blu)
- ushqim të konservuar./FolDrejt/