Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Masmurati ka njoftuar se sot kanë pranuar një donacion nga Ambasada Amerikane.
Për këtë ajo njoftoi përmes një postimi në facebook, përcjell Fol Drejt.
“🇽🇰 Shtëpia mbahet më mirë me miq! 🇺🇸
Sot e pranuam donacionin nga Ambasada Amerikane për të furnizuar me inventar shkollor Gjimnazi i shkencave shoqërore “Ahmet Gashi” – Prishtinë. Gjithashtu pranuam edhe lajmin e mirë që edhe renovimi i tërësishëm i objektit të shkollës do të fillojë vitin e ardhshëm, me financim të Ambasadës Amerikane. Mezi po e presim shtatorin 😍
U.S. Embassy Pristina, Kosovo
Perparim Rama”, u shpreh ajo./FolDrejt/