Gazetari amerikan Evan Gershkovich, i cili u arrestua dhe u akuzua për spiunazh në Rusi javën e kaluar, apeloi përmes avokatëve të tij kundër vendimit për ndalimin e tij, njoftoi agjencia e lajmeve Interfax.
Të enjten, një gjykatë në Moskë urdhëroi ndalimin e një gazetari të gazetës amerikane “Wall Street Journal” (WSJ) deri në gjyqin e tij më 29 maj dhe ai do të përpiqet ta anulojë atë vendim me një apel, raportoi Reuters.
Wall Street Journal njoftoi javën e kaluar se mohon fuqishëm akuzat për spiunazh kundër korrespondentit të saj rus, i cili u arrestua nga Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB), transmeton Fol Drejt.