Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha sot se flamuri finlandez do të ngrihet nesër në selinë e organizatës në Bruksel dhe se do të jetë një ditë e mirë për Aleancën.
“Vitin e kaluar, aleatët morën një vendim historik për të ftuar Finlandën dhe Suedinë për t’u bërë anëtarë të NATO-s. Që atëherë, ne kemi parë procesin më të shpejtë të ratifikimit në historinë moderne të NATO-s. Të gjithë aleatët pajtohen që pranimi i Suedisë duhet të ndodhë shpejt,” tha Stoltenberg, njofton uebfaqja e NATO-s.
Ai shtoi se zyrtarët e NATO-s do të takohen nesër me ministrin e jashtëm ukrainas Dmytro Kuleba, transmeton Fol Drejt.