Ish boksieri i spikatur i Kosovës, Gazmend Gashi, tani e disa ditë e ka hapur qendrën sportive luftarake.
Synimi tij është që në një të ardhme të afërt të zbulojë e formojë edhe sportistë të kalibrit evropian.
Ai tregoi se me boksin është marrë që nga viti 2007..
“Si një i ri më shumë energji dhe entuziazëm kisha nevojë që energjinë e tepërt ta shpenzoja në një sport, dhe ky sport që ma ofronte atë që dëshiroja ishte sporti i boksit, ku nevojitet shpenzim i madh kalorish, dhe ne si popull çdo herë kemi qenë të shtypur, por asnjëherë të stepur e të lëkundur për t’u dëshmuar si popull edhe në ato vite”, – tha Gashi.
Ai ttregoi pë vështirësitë që ka pasur në vitet e para të tij, por mbështetja e familjes nuk ka munguar.
“Në vitet e para vështirësitë kanë qenë të mëdha, kur dihet që në atë kohë ende, nuk ishte shpallur Pavarësia e Kosovës, ku nënkuptonte që asnjë federatë nuk ishte e pranuar me të drejta të plota në institucionet ndërkombëtare të sportit”, ka thënë Gashi.
Ish boksieri thotë se gjithmonë ka pasur motiv shtesë për punën së bashku me vëllaun binjak, Arianin.
“Motivi për punë dhe disiplina asnjëherë nuk kanë munguar, por një shtytje për vullnetin e kishte edhe vëllau im binjak, Ariani, i cili tani jeton dhe vepron në Gjermani, ku së bashku kemi filluar jetën sportive.”
“Të shpallesh 7 vite kampion i Kosovës dhe të dëshmohesh në disa turne ndërkombëtare nevojitet shumë punë, me aq mbështetje sa kishim me vëllaun asnjëherë nuk jemi ndalur”, tha me tej Gashi.
Gashi iu është mirënjohës edhe atyre që e ndihmuan gjatë këtij rrugëtimi
“Me kalimin e viteve duke e parë situatën dhe mos mbështetjen e duhur, vendosa të tërhiqem nga boksi aktiv garues, duke e parë që në sportin elitar nevojitet përkushtim maksimal dhe fokusi duhet me qenë 100 për qind, jo që nuk kisha talentin sepse në atë kohë kam sfiduar kampion evropian e botëror. Por në atë periudhë e kam parë të nevojshme të largohem dhe t’i kryejë disa obligime jetësore në punë dhe shkollim që në të ardhmen të bëhem një profesor dhe trajner sportiv i licencuar dhe i dëshmuar në vendin tonë,”- theksoi Gashi.
Ai tani është trajner i licencuar në Federatën e Boksit të Kosovës.
Ai bashkë me shokun dhe siç e quan ai bashkëpunëtorin Butrintin i cili është kampion i dëshmuar i Kosovës në Taekwondo dhe Emirin instruktor në Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) dhe i shkolluar në Angli, kanë hapur qendrën inovative të sporteve individuale dhe biznesin sportiv e cila quhet “Cellactive”.
Në kuadër të këtij biznesi, ata do hapin klubin “Fight Factory” në këto shërbime: boks, taekwondo, kick-boks, Jiujitsu që do të ofrohen shërbime specifike të përgatitjes së përgjithshme fizike, ngritjen e nivelit sportiv, vetëdijesimin e rinisë në sport, dhe rekreacion.
“Sporti largon prej punës së kotë, jep vendosmëri dhe vizion që çdo sukses në jetë, kërkon disiplinë dhe angazhim maksimal, sepse asgjë nuk arrihet për një ditë, një muaj dhe as një vit”, thotë Gashi.
“Koha e sportit ka ardhur me xhudon që na bën krenar gjithë shqiptarëve, dhe këtë rrugë e vizion do të vazhdohet nga ne”, përfundon Gashi.