Në kuadër të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ka folur edhe ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvala, e cila në fjalën e saj ka përmendur ish-sekretaren amerikane, Madeleine Albright.
Ajo ka çmuar lart ish-sekretaren, duke e konsideruar si politikanen më të vendosur atë kohë, që njëherit ndërroi rrjedhën e historisë.
“Albright ishte ajo që ndërroi rrjedhën e historisë, politikania më e vendosur në botë në atë kohë.Mobilizimi i grave ka të bëjë me barazinë dhe cilësinë, sepse gratë sjellin një cilësi tjetër, shumë më të kërkuar në tavolinë” – ka thënë Gërvalla.
“Albright ishte më e mirë dhe më e fuqishme se shumë nga kolegët e saj, sepse ishte ndryshe mund të bënte ndryshimin. Gratë duan dhe gratë mund ta bëjnë diferencën. Gratë duhet të jenë edhe më të mira, të punojnë edhe më shumë për të qenë të suksesshme, mobilizimi i potencialit të grave ka të bëjë me barazinë” – ka shtuar tutje./FolDrejt/