Pas shpalljes së mandatit të tij të tretë, Xi iu drejtua mediave për të prezantuar ekipin e tij të ri drejtues.
Fjalimi ofroi gjithashtu një të dhënë të rëndësishme për drejtimin në të cilin Xi mund ta çojë Kinën – ka pasur frikë në rritje se vendi po mbyllet nga ekonomia botërore, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Por Xi tha, “Kina nuk mund të zhvillohet pa botën, dhe bota gjithashtu ka nevojë për Kinën”.
“Pas më shumë se 40 vitesh përpjekjesh të pandërprera drejt reformës dhe hapjes, ne kemi krijuar dy mrekulli – zhvillim të shpejtë ekonomik dhe stabilitet social afatgjatë.”/FolDrejt/