Pas diskutimit të sotëm në lidhje me liberalizimin e vizave për Kosovën, ka reaguar ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Gërvalla e ka quajtur takimin e sotëm si një hap të rëndësishëm për liberalizim të vizave për Kosovën, transmeton Fol Drejt.
“Para vendeve anëtare, Komisioni konfirmoi edhe një herë se Kosova i ka plotësuar dhe vazhdon t’i plotësojë të gjitha kriteret për liberalizim vizash dhe rekomandimi pozitiv që Komisioni ka bërë qysh në vitin 2018 mbetet i vlefshëm.” – është shprehur Gërvalla.
Tutje, ajo ka thënë se e mirëpresin vendosjen e çështjes së vizave në agjendë të Këshillit, për herë të parë në këtë formë dhe se falënderojnë Kryesuesen e rradhës të Këshillit, Republikën e Çekisë, për angazhimin që procesi të ecë përpara sa më parë./FolDrejt/