Një djalë 11-vjeçar, i cili u shpëtua nga rrënojat e një ndërtese në Mykolaiv të granatuar nga forcat ruse, ka vdekur në spital, sipas zyrtarëve ukrainas.
Vitalii Kim, kreu i administratës ushtarake të rajonit Mykolaiv, tha se djali, i quajtur Artem, ishte sjellë në spitalin rajonal dhe kishte pësuar arrest kardiak, shkruan CNN.
Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se djali ishte bllokuar nën rrënojat e një ndërtese pesëkatëshe për më shumë se gjashtë orë gjatë natës përpara se të shpëtohej përfundimisht herët në mëngjesin e së enjtes.
“Gjatë gjithë kohës është mbajtur me guxim, duke dëgjuar të gjitha këshillat e shpëtimtarëve të cilët përpiqeshin ta mbështesnin në çdo mënyrë, duke kryer punë emergjente”, tha Shërbimi.
“Nuk kam fjalë”, tha Kim./FolDrejt/