Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në qytetin e Gjakovës nën akuzën për sulm ndaj personit zyrtar, shkruan Fol Drejt.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte fyer zyrtarët policorë, deri sa ata kanë qenë në kryerje të detyrës zyrtare.”, shkruan në raportin e policisë.
Në fund, policia tha se pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari është dërguar në mbajtje. /FolDrejt/