Një e mitur ka raportuar se është keqtrajtuar seksualisht nga disa persona të panjohur.
Rasti ka ndodhur në komunën e Gjakovës, me datën 20 mars, rreth orës 13:00, transmeton Fol Drejt.
Siç bën të ditur raporti 24 orësh, viktima është intervistuar në prezencë të prindit, punëtorit të QPS dhe avokatit mbrojtës.
Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin./FolDrejt/