Në Gjakovë është arrestuar një person i cili bashkëjetonte me viktimën femër, e cila para disa muajsh është zhdukur nga familja e saj.
“Më 13.03.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte bashkëjetuar me viktimën femër kosovare e mitur. Viktima para rreth 4 muajsh ishte raportuar e zhdukur nga familjarët. Viktima është intervistuar në prezencën e punëtorit social. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, raporton Policia e Kosovës. /FolDrejt/