Në Gjakovë është arrestuar i dyshuari shqiptar me nënshtetësi gjermane për veprën penale “Dhunim”.
Ai kërkohej me urdher arrest ndërkombëtar nga Interpoli të lëshuar nga shteti i Gjermanisë.
“Bazuar në një urdhër arrest ndërkombëtar në Interpol të lëshuar nga shteti i Gjermanisë është arrestuar një mashkull Shqiptar me shtetësi gjermane për veprën penale Dhunim. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet nga Policia e Kosovës, transmeton Fol Drejt.