Në Meksikë janë gjetur 366 migrantë të parregullt nga 16 vende në një kamion të parkuar.
Instituti Kombëtar i Emigracionit në një deklaratë tha se ishte gjetur një kamion i cili ishte parkuar buzë rrugës në provincën Chiapas, e cila kufizohet me Guatemalën, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në deklaratë thuhet se në kamion u gjetën 366 emigrantë, përfshirë shtetas të Bangladeshit, Indisë, Nepalit, Jemenit, Uzbekistanit dhe Afrikës së Jugut.
Në kamion kishte gjithashtu emigrantë nga Kuba, Bolivia, Peru, Ekuadori, Nikaragua, El Salvadori, Venezuela, Republika Dominikane, Guatemala dhe Hondurasi./FolDrejt/