Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Pejë.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme, rreth orës 12:30, përcjell Fol Drejt.
“Raportohet se në shtëpinë e tij është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar ne Spitalin e Pejës ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës”, njofton policia në raportin 24 orësh.
Me vendim te prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet ne IML për obduksion./FolDrejt/