Në Prishtinë është arrestuar një mashkull dhe dy femra për marrje me prostitucion.
“Janë arrestuar tre persona te dyshuar një mashkull dhe dy femra kosovar/e nën dyshimin se kanë kryer veprën penale te lartcekur. Në lidhje me rastin janë intervistuar dy dëshmitare te gjinisë femërore si dhe është kontrolluar një lokal dhe si prova materiale janë konfiskuar pajisje elektronike, katër telefona mobil dhe nje shume parashe. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit kujdestar, te dyshuarit janë dërguar në qendrën e ndalimit për 48 orë”, thuhet nga policia, transmeton Fol Drejt.