Një trup i pajetë i një femre është gjetur në zyrën e saj të punës.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e djeshëm, rreth orës 10:32, në Gjilan, transmeton Fol Drejt.
Siç thuhet në raportin 24 orësh, viktima femër ka ndërruar jetë derisa ishte në punë. Vdekja e saj është konstatuar nga ekipi përkatës mjekësor.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë rasti është nën hetime./FolDrejt/