Një arrestim i 8 personave ka ndodhur në Ranillug, pas dyshimeve se të njëjtit kanë rrëmbyer një shtetas të huaj.
Rasti ka ndodhur mbrëmë, rreth orës 19:22, në fshatin Crepan të Ranillugës, transmeton Fol Drejt.
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se rrëmbimi i shtetasit të Serbisë nga kosovarët ka ardhur si pasojë e mashtrimit nga shtetari serb.
“Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë nën dyshimin se të njëjtit në bashkëveprim e kanë rrëmbyer viktimën mashkull shtetas të Serbisë për shkak se i njëjti i kishte mashtruar duke u marrë para me premtimin se do t’u rregullojë disa viza dhe pasaporta të Serbisë. Me vendim të prokurorit tetë të dyshuarit për rrëmbim si dhe i dyshuari për mashtrim janë dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë./FolDrejt/