Një shtetas nga Afganistani është arrestuar nga policia pas dëmit që ka shkaktuar në Qendrën e Azilit.
Rasti ka ndodhur në fshatin Vranidoll të Prishtinës, rreth orës 23:00, të datës 3 tetor, transmeton Fol Drejt.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh, shtetasi ka thyer një pllakë qelqi të shporetit elektrik derisa ishte nën ndikimin e alkoolit.
Tutje thuhet se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./FolDrejt/