Në Prishtinë, përkatësisht në Rrugën Ferat Dragaj, është raportuar një rast i vdekjes në hyrjen e një ndërtese.
“Raportohet se viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në hyrjen e një ndërtese, ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete. Njësitë relevante policore dhe prokurori i shtetit kanë dalur në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, raporton policia, transmeton Fol Drejt.