Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar në lidhje me deklaratat e fundit të ambasadorit amerikan, Jeffrey Hovenier, për njohjen nga Serbia.
Çitaku ka vlerësuar se një marrëveshje gjithëpërfshirëse PA njohjen reciproke nuk është as finale e as gjithëpërfshirëse.
Ajo njëkohësisht ka kërkuar nga kryeministri i vendit, Albin Kurti, që të “sqarojë se si qenka katandisur procesi deri në atë pikë sa aleatët tanë po thonë tani që nuk është koha për njohje reciproke?”.
“Duhesh me qenë tej mase amater e i padijshëm që në kontekstin gjeopolitik më të favorshëm për Kosovën në 15 vitet e fundit, në vend të marrëveshjes për njohje, të kemi një status quo të re, pa njohje dhe me asociacion.
Ja gjenialiteti i Kryeministrit.”, ka thënë tutje Çitaku./FolDrejt/