Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me deputetin sllovak i cili është raportues për Serbinë në Parlamentin Evropian
Me të Lajçak ka folur për situatën në veriun e Kosovës, si dhe për dialogun Kosovë – Serbi.
Patëm një diskutim të mirë me deputetin e Parlamentit Evropian, Vlado Bilcik. Folëm për situatën aktuale në veri të Kosovës, dialogun dhe zhvillimet më gjerë rajonale”, ka shkruar Lajçak.
Kujtojmë se Sllovakia është një nga pesë shtetet e Bashkimit Evropian që akoma nuk e kanë njohur Kosovën. Po ashtu nga ky shtet vjen edhe emisari i BE-së, Miroslav Lajçak.