Kina dhe Bashkimi Evropian janë partnerë, jo rivalë, tha ministri i Jashtëm kinez Wang Yi.
Ai e tha këtë pas një bisede telefonike me kolegun e tij hungarez Peter Sziart të mërkurën, dhe shtoi se zhvillimi i industrisë mbështetet në “konkurrencën e ndershme” dhe jo në proteksionizmin, raporton CCTV.
Wang, i cili është gjithashtu anëtar i Byrosë Politike të Partisë Komuniste të Kinës, tha se Hungaria do të vazhdojë ta shtyjë BE-në drejt një bashkëpunimi më pozitiv dhe të hapur me Kinën./FolDrejt