Gjermania mund të nis lehtësimin e kufizimeve të cilat synojnë parandalimin e përhapjes së koronavirusit, tani meqë një valë infeksionesh me variantin Omicron po zbehet.
Kështu ka bërë të ditur ministri gjerman i Shëndetësisë, Karl Lauterbach, duke thënë se ai mbështet një lehtësim të moderuar të kufizimeve të masave.
“Kulmi i valës Omicron ka kaluar”, ka thënë ai.
Gjermania raportoi 159,217 raste të reja ditore të koronavirusit të martën, 6% më pak nga e njëjta ditë e javës së kaluar.
Incidenca shtatëditore e infeksionit për 100,000 njerëz gjithashtu ra në 1,437 nga 1,460 të hënën./FolDrejt/