Gjermania është e gatshme të vendosë një brigadë prej rreth 4,000 ushtarësh në Lituani, si pjesë e përpjekjes së ripërtërirë të NATO-s për të forcuar mbrojtjen e krahut lindor të Aleancës, pas pushtimit rus të Ukrainës, tha sot ministri gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.
“Gjermania mbetet e përkushtuar si një anëtare e NATO-s, si ekonomia më e madhe evropiane, për të qëndruar në mbrojtje të krahut lindor”, tha Pistorius gjatë një vizite në kryeqytetin lituanez Vilnius, por nuk specifikoi se kur do të vendosen ushtarët, raporton Reuters.
Ai shtoi se infrastruktura e nevojshme është parakusht për vendosje, përcjell Fol Drejt.