Kreu i grupit Wagner, Yevgeny Prigozhin tha sot, në fjalimin e tij tha se luftëtarët e tij nuk morën pjesë në marshimin për të zëvendësuar udhëheqjen ruse, por për të shmangur shkatërrimin e “Wagner” dhe për të kërkuar llogari nga zyrtarët të cilët bënë një numër të madh gabimesh.
Në një video 11 minutëshe, të cilën e publikoi në Telegram, Prigozhin deklaroi se marshimi i tij në Moskë nuk ishte i drejtuar kundër presidentit rus Vladimir Putin.
“Qëllimi i marshimit ishte shmangia e shkatërrimit të Wagnerit dhe marrja e llogarisë ndaj zyrtarëve që bënë një numër të madh gabimesh me veprimet e tyre joprofesionale”, tha Prigozhin, transmeton BBC, përcjell Fol Drejt.