Qeveria gjermane tha në strategjinë e Kinës që publikoi të enjten se Kina nuk është e besueshme në mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës për shkak të mbështetjes së narrativave ruse, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Propaganda kineze po përforcon narrativat e Rusisë në lidhje me luftën e saj të paligjshme të agresionit kundër Ukrainës”, thuhet në strategji.
“Kjo kërkon monitorim sistematik, të bazuar në prova dhe kundërmasa në të gjitha nivelet, duke përfshirë në nivelin evropian”.