Manchester United po kërkon një tarifë prej 15 deri në 20 milionë funte për sulmuesin Anthony Elanga, raporton BBC, transmeton Fol Drejt.
Everton dihet se është i interesuar për sulmuesin suedez, i cili gjithashtu ka admirues në Gjermani.
Megjithatë, ka dyshime mbi gatishmërinë e Evertonit për të paguar atë shumë për 21-vjeçarin.
21-vjeçari bëri debutimin e tij në United si adoleshent në vitin 2021 dhe ka shënuar katër gola në 55 paraqitje, por nuk arriti të shënonte në 26 ndeshje sezonin e kaluar.
Elanga ishte afër t’i bashkohej Evertonit në huazim në janar, por kalimi në Goodison Park nuk u realizua.
Interesim ka edhe nga Gjermania për nënshkrimin e suedezit.
United ka nënshkruar me Mason Mount nga Chelsea për 55 milionë funte dhe shpreson të përfundojë një marrëveshje për portierin e Interit, Andre Onana, por duhet të shesë lojtarë në mënyrë që të financojë transferime të tjera./FolDrejt/