Disa rafineri në Gjermani janë vënë nën tension për shkak të vendimit të qeverisë për të ndaluar plotësisht importet e naftës ruse në fund të dhjetorit, shkruan Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Rafineria Schwedt, e cila furnizon 90 për qind të të gjitha produkteve të naftës të konsumuara në Berlin, do të funksionojë me 70 për qind të kapacitetit të saj normal nga janari, njoftoi transmetuesi publik ZDF.
Michael Kellner, sekretar i shtetit në Ministrinë e Ekonomisë, i tha ZDF se nafta ruse do të zëvendësohet me furnizime nëpërmjet tubacioneve nga porti i Rostock i Gjermanisë dhe Polonia fqinje.
Sipas planit të qeverisë, tubacioni nga Rostock do të përmbushë rreth 55 për qind të nevojave të furnizimit të rafinerisë Schwedt.
Ndalimi i Gjermanisë për importet e naftës ruse mund të pengojë gjithashtu prodhimin në rafineri të tjera, si Leuna, një nga komplekset më të mëdha industriale kimike të vendit./FolDrejt/