Gjermania ka uruar për “progresin për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës” pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit në takimin e djeshëm, i cili ishte i ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell dhe i dërguari special për dialogun, Miroslav Lajçak.
Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Steffen Hebstreit, ka shtuar se tani gjithçka ka të bëjë me mbajtjen dhe zbatimin e asaj për të cilën është rënë dakord.
“Urime për këtë progres për të vendosur marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës në një pikëmbështetje të re! Tani gjithçka ka të bëjë me marrjen e udhëheqjes për mbajtjen dhe zbatimin e asaj që është rënë dakord. Ne do të jemi në krahun tuaj për të përmbushur perspektivën tuaj evropiane!”, ka thënë Hebestreit./FolDrejt/