Sipas autoriteteve në Malavi, Mozambik dhe Madagaskar, numri i të vdekurve në Afrikën juglindore për shkak të ciklonit tropikal jashtëzakonisht të gjatë Freddy është rritur në 522, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
Autoritetet e menaxhimit të fatkeqësive në Malavi, i cili është goditur më së shumti nga cikloni, raportuan të shtunën se numri i të vdekurve atje ishte rritur në 438. Presidenti i Malavi, Lazarus Chakwera, shpalli të enjten një zie kombëtare 14-ditore./FolDrejt/