Gjermania shqetësohet për rritjen e shkallës së infeksioneve me variantin e ri britanik të COVID-19.
Numri i infeksioneve me variantin e koronavirusit është dyfishuar përafërsisht çdo javë në Gjermani, tha Ministri i Shëndetësisë i vendit, Jens Spahn.
“Ne duhet të pergaditemi që ky variant mund të bëhet dominant këtu,” tha Spahn.
Instituti Robert Koch analizoi një mostër përfaqësuese të mbi 23,000 testeve pozitive PCR dhe vendosi që mutacionet e Covid-19 po përhapen shpejt në Gjermani.
“Varianti i virusit i cili u zbulua për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar veçanërisht na shqetëson,” tha Spahn.
Për krahasim, incidenca e variantit të Afrikës së Jugut ishte shumë më e ulët, duke qëndruar në rreth 1.5%. Në përgjithësi, numri i infeksioneve në Gjermani ka qenë në rënie, tha Spahn.