Policia e Kosovë ka njoftuar se në Gjilan ka ndodhur një aksident trafiku, ku një këmbësor është goditur nga një veturë, si pasojë e të cilës edhe ka pësuar lëndime trupore, shkruan Fol Drejt
“Ka ndodhë një aksident trafiku në mes të një veture dhe këmbësorit, viktimës mashkull kosovar. Deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur për shkak të mos dhënies së përparësisë këmbësorit. Si pasojë e aksidentit lëndime të trupore ka pësuar viktima i cili ka pranuar tretman mjekësor e më pas është liruar.”, shkruan në raportin e policisë.
Policia tha se në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt. /FolDrejt/