Gjykata në Amsterdam vendosi sot se kompania Facebook ka vepruar në mënyrë të paligjshme në përpunimin e të dhënave personale të përdoruesve të saj në Holandë për gati 10 vjet.
Sipas Bloomberg, të dhënat personale të marra nga Facebook, të cilat janë përpunuar nga një njësi e kompanisë Meta Platforms nga Irlanda, janë përdorur pa leje për qëllime reklamimi dhe u janë dhënë palëve të treta pa informacionin e duhur të përdoruesve, sipas vendimit të marrë sot.
Gjykata konstatoi se nga prilli 2010 deri në janar 2020, Facebook nuk kishte bazë ligjore për përpunimin e të dhënave specifike personale, si orientimi seksual ose feja, për qëllime reklamimi, raporton agjencia./FolDrejt/