Presidenti serb Aleksandar Vuçiq priti sot zëvendësndihmës sekretarin e shtetit dhe të dërguarin special të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, me të cilin bisedoi për procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën, formimin e Unionit të Serbisë dhe mundësitë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme në dialogun që zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, njofton Tanjug, transmeton Fol Drejt.
Vuçiq përsëriti qëndrimin e pandryshuar të Serbisë në lidhje me ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe zgjidhjen e çështjeve të hapura ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, me theks në zbatimin e plotë të marrëveshjeve të nënshkruara deri më tani dhe ruajtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare.
Presidenti serb i falënderoi SHBA-të për mbështetjen që i japin dialogut Kosovë-Serbi, si dhe për angazhimin për sigurinë dhe mbrojtjen e popullit serb në Kosovë dhe formimin e Unionit të Komunave Serbe.