Gjykata Themelore Shkupi 2 sot përmes një komunikate e sqaron vendimin për ndërrimin e udhëheqësisë së BFI-së, që njëherit shkaktoi dhe tensioni pran këtij institucioni.
Nga Gjykata sqarojnë se vendimin e kanë sjell në bazë të dorëheqjes së parevokueshme të Reis Ul Ulemasë, Sulejman Efendi Rexhepi të pranuar më 25.03.2019, pas çka Rijaseti i BFI-së më 30.03.2019 ka mbajtur seancë të jashtëzakonshme dhe ka pranuar dorëheqjen dhe ka zgjedhur Skender Buzakun për Reis.
Kërkesën nënvizojnë nga Gjykata e kanë pranuar më 3 prill, ndërkohë që vendimin për ndërrimin e funksionit të Reis Ul Ulemasë e kanë miratuar me datë 17 të këtij muaji.
“Vendimi në fjalë për ndërrimin e kryerësit të funksionit Reis Ul Ulema nuk është i plotfuqishëm, gjegjësisht për të njëjtin rrjedhin afatet 15 ditore për ankesë. Në këtë drejtim, theksojmë se Gjykata nuk bën ndërrimin, por zbaton dhe vërteton vendime të Bashkësisë Fetare që janë miratuar në mbledhjen e Rijasetit, dhe në bazë të Nenit 36 dhe nenit 68 nga Kushtetuta e Bashkësisë fetare Islame”, thonë nga gjykata.
Ndërkohë të pyetur nëse dorëheqja e Reisit është e falsifikuar apo jo, shprehen se kjo mund të jetë lëndë e një procedure tjetër.