E premte, 24 Maj, 2024

Edhe punonte edhe merrte ndihmë sociale, dënohet me burg shqiptari i Maqedonisë

Lexoni edhe..

Katër vite me radhë Kadir B. (54) mori me pa të drejtë ndihma sociale në Zvicër, me vlerën e përgjithshme 159 mijë franga. Të martën ai doli përpara gjykatës në Basel, i akuzuar për mashtrime dhe me jetën luksoze të paraqitur nëpër rrjetet sociale – fotografi ku vozit edhe X6, shkruan blick.ch, përcjell foldrejt.com.

Në fakt 54 vjeçari me origjinë nga Maqedonia ka rrëmbyer nga fondi i ndihmës sociale  246’726 franga, prej të cilëve 159’202 franga në mënyrë të parregullt.

Merrte ndihmë sociale dhe njëherësh punonte

Sipas Prokurorisë, shqiptari kishte punuar në të zezë duke marrë rrogën kesh. Bile nga 2018 ai udhëheqte me një firmë ndërtimi, kurse përpara organeve të drejtësisë paraqitej si i rënduar psiqikisht, papara dhe për shkak të dëmtimeve në gju pa mundësi punësimi. Babai i gjashtë fëmijëve, bile kishte kërkuar ndihmë nga miqtë dhe familjarët.

Gjykata zvicerane shpesh e vendoste në kundërthënie 54 vjeçarin, kurse ky i fundit pranoi vetëm gabimin e vozitjes me 140km/h në magjistralen ku lejohej 100km/h.

Kështu u vendos një dënim prej 20 muajsh – me dy vite kohë prove. Avokati i Kadirit kërkonte lirim, por në rast të dënimit mendonte që klienti i tij të dënohej me tetë muaj heqje lirie dhe një prove prej dy vjetësh.

Por Gjykata ishte e vendosur ku Kadriun e dënoi me burg me kusht prej një viti, me një periudhë provuese prej dy vitesh, për mashtrim të entit të mirëqenies sociale. Për veprat e tjera B. dënohet me gjobë me kusht me 75 mëditje pune prej 30 frangash, me dy vite periudhë provuese.

 

Të ngjajshme