Për të siguruar rizgjedhjen, kryeministri Pedro Sanchez arriti një marrëveshje me partinë e Carles Puigdemont për t’i dhënë fund procedurave ligjore kundër qindra njerëzve të përfshirë në përpjekjen për shkëputje të Katalonjës në vitin 2017.
Mes gjyqtarëve spanjollë nuk mjafton të thuhet se ka shqetësim, protestat në Toledo, Segovia, Sevilje dhe Salamanca janë gjithnjë e më masive, pasi qindra prej tyre demonstrojnë për të garantuar respektimin e pavarësisë së gjyqësorit, raporton “Figaro”. .
Marrëveshja në fjalë u nënshkrua më 9 nëntor midis Partisë Socialiste të Punëtorëve Spanjoll (PSOE) dhe partisë së pavarësisë katalanase Junts, e cila lejoi kryeministrin socialist Pedro Sánchez të qëndronte në krye të qeverisë.