Pesë persona, mes tyre tre fëmijë, janë plagosur sot nga një sulm me thikë pranë një shkolle në qendër të Dublinit, sipas mediave.
Sulmi ndodhi pak pas orës 13:00 me orën lokale pranë Sheshit Parnell dhe të plagosurit u shtruan në spitale të ndryshme në të gjithë qytetin, raporton shërbimi publik irlandez RTE.
I dyshuari mashkull është arrestuar dhe është trajtuar për lëndimet e marra në vendin e ngjarjes.