Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.9 ballë goditi sot Tajvanin.
Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS) tërmeti goditi vendin ishull rreth 27 kilometra nga brigjet e qytetit Hualien rreth orës 12:03 sipas kohës lokale, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Megjithatë, sipas Zyrës Qendrore të Motit të Tajvanit (CWB), tërmeti ishte me magnitudë 6.2 ballë që u regjistrua në det dhe brigjet e Tajvanit lindor.
“Tërmeti u ndje në të gjithë vendin ndërsa lëkundjet zgjatën disa sekonda në kryeqytetin Tajpei. Nuk ka pasur raporte të menjëhershme për dëme apo lëndime”, raportoi uebfaqja e lajmeve “Focus Taiwan”.
Deri në këto momente nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale./FolDrejt/