Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka bërë me dije se është mbajtur punëtoria për Menaxhimin e Integruar të Korridorit N9, Prishtinë – Fushë Kosovë.
Në këtë punëtori u diskutua për rëndësinë e këtij korridori, si nyje kryesore për harmonizimin me projektet tjera infrastrukturore, për një planifikim të mirëfilltë hapësinor që përmirëson transportin publik e zvogëlon mbingarkesën, si dhe gjithë avantazhet që sjell përfundimi i këtyre projekteve në zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe rajonit.
Kjo punëtori u organizua nga Banka Botërore./FolDrejt/