Në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së, përfaqësuesi i Tennessee, Steve Cohen dhe përfaqësuesi i Karolinës së Jugut, Joe Wilson prezantuan projekt-rezolutën për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) për shkak të luftës në Ukrainë.
Demokrati Cohen dhe republikani Wilson të cilët janë anëtarë të Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Sigurinë dhe Bashkëpunimin në Evropë, në një deklaratë të përbashkët thanë se “Nën dritën e pushtimit të Rusisë në Ukrainë dhe luftës pa arsye, prania e Rusisë në KS-OKB po shkel qëllimet dhe parimet e OKB-së”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në projekt-rezolutën e prezantuar në Dhomën e Përfaqësuesve të SHBA-së për përjashtimin e Rusisë nga KS-OKB, thuhet se Rusia shkel “vazhdimisht dhe në mënyrë të qëllimshme” parimet e OKB-së.
Në projekt-rezolutë i bëhet thirrje presidentit amerikan Joe Biden që të ndërmarrë të gjitha hapat e nevojshëm për përjashtimin e Rusisë nga Këshilli./FolDrejt/