Pasi vizitoi termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia-s për herë të dytë që nga fillimi i luftës në Ukrainë, shefi i IAEA-s, Rafael Grossi thotë se ai është “tani më i bindur se kurrë se mbrojtja e termocentralit është absolutisht e nevojshme”, njofton Al Jazeera, transmeton Fol Drejt.
“Unë kam qenë në gjendje të vlerësoj dëmet e pësuar nga objekti pas bombardimeve të 20 nëntorit dhe problemet që ndodhën pas ndërprerjeve të përsëritura të energjisë elektrike”, tha Grossi në një video të postuar në Twitter.
Ai shtoi se misioni i tij për të “mbrojtur Zaporizhzhia është i mundur” dhe se IAEA do të “vazhdojë të punojë për këtë qëllim”./FolDrejt/